Ivanka Trump, vajza e ish-Presidentit, Donald Trump, ka marrë dozën e saj të dytë të vaksinës kundër koronavirusit dhe u ka bërë thirrje njerëzve që të vaksinohen.
‘Këtë pasdite, unë me mirënjohje mora dozën time të dytë të vaksinës COVID-19. Vaksinimi i plotë është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund kësaj pandemie dhe për të mbrojtur veten dhe njëri-tjetrin, ‘shkroi ajo në mediat sociale, transmeton portal arbresh.info
Ajo morri dozën e dytë të vaksinës Pfizer në Miami.
E veshur me një fustan të bardhë që kushton rreth 684 dollarë dhe me një maskë në fytyrë, ajo është vaksinuar kundër Covid-19.
Ivanka u transferua në Miami pasi shërbeu si këshilltare e babait të saj në Shtëpinë e Bardhë. Ajo dhe burri i tij Jared Kushner aktualisht jetojnë në një kondo të shtrirë përpara oqeanit me tre fëmijët e tyre – Arabella, nëntë, Joseph, shtatë dhe Theodore, pesë./arbresh.info/
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...