Italia ka aprovuar masa shtrënguese anticovid në hyrjet kufitare.
Për të gjithë personat që hyjnë në territorin italian nga një vend anëtar i BE, bëhet i detyrueshëm tamponi negativ.
Ndërsa për ata që nuk janë të vaksinuar bëhet e detyrueshme karantina 5 ditore e tamponi negativ.
Këto masa hyjnë në fuqi nga 16 dhjetori deri me 31 janar 2022.
Shtyhen deri me 31 janar 2022 dhe masat ne fuqi ndaj vendeve ekstra komunitare mes të cilave është dhe Shqipëria.
Urdhri u firmos nga ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.
Më 25 tetor Italia vendosi që hyrja nga Shqipëria në Itali dhe i personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri do të lejohej vetëm për motive pune, shëndeti, studimi, urgjencë absolute, apo rikthim në banesën e rezidencës.
Lajmi u konfirmua për RTV Ora e Ora News nga ministria italiane e Shëndetësisë, e cila bëri me dije se
Shqipëria doli nga lista e vendeve D, të Ministrisë duke u renditur në zonën e kuqe të nivelit E.
Vendimi hyri në fuqi më 26 tetor dhe ishte parashikuar të zgjaste deri më 15 dhjetor 2021.
Nis takimi i Osmanit me përfaqësues të partive politike për ...
Naim Murseli e Kushtrim Kokalla mohojnë fajësinë, Granit Pla...
Detaje të reja nga aktakuza për vrasjen e Liridona Murselit:...
Plava mbrohet në heshtje, Kokalla deklarohet i pafajshëm në ...
Naim Muresli deklarohet i pafajshëm: Po të vërtetohet se jam...
Nis seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve, të a...