Dy persona kanë humbur jetën në Itali pasi janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca. Sipas mediave italiane kjo ka bërë që autoritet shëndetësore italiane të urdhërojnë përkohësisht ndalimin e përdorimit të vaksinës.
Stefano Paterno, oficer marine 43-vjeçar dhe Davide Villa, një polic 50-vjeçar janë dy viktimat në rajonin e Siçilisë. Dyshohet se Paterno vdiq nga një sulm në zemër një ditë pas vaksinimit.
Ndërkohë polici Villa ndërroi jetë në fundjavë 12 ditë pas vaksinimit.
Gazetat lokale thonë se ai u sëmur brenda 24 orëve pas vaksinimit dhe mjekët kishin diagnostikuar një trombozë të venës së thellë, e cila më vonë rezultoi në një hemorragji të trurit.
Kjo masë e marrë nga Italia erdhi disa orë më vonë pasi Danimarka dhe Norvegjia njoftuan se po pezullonin përkohësisht përdorimin e vaksinave të AstraZeneca pas raporteve të formimit të mpiksjes së gjakut tek disa persona që janë vaksinuar.
Kujtojmë që para pak javëve Agjensia Europiane e Barnave, EMA e miratoi vaksinën AstraZeneca, madje edhe studimet e fundit treguan se kjo vaksinë mund të përdorej edhe për moshat mbi 65-vjeç.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...