Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njostoi se sot u shënua një rast i ri me koronavirus në Istog. Por gjithashtu u bë e ditur se 12 persona nga kjo komunë të cilët ishin të infektuar, sot kanë rezultuar plotësisht të shëruar.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Mujë Osmanaj.
Përmes një postimi në Facebook, Osmanaj këtë gjë e ka cilësuar si lajm të mirë.
“Një person pozitiv në sars-cov2 në Istog (PK)! Lajmi i mirë është që 12 persona nga Shushica janë të shëruar tashmë! Kujdes edhe tutje”, ka shkruar Osmanaj.
Gjatë ditës së sotme, u regjistruan edhe 96 raste të reja me Covid-19 në tërë territorin e Kosovës, ndërkaq 12 rastet e shëruara nga komuna e Istogut hynë në listën e 87 personave të kuruar brenda këtyre 24 orëve të fundit./expres/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën