Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me kryesuesen e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi Emini dhe anëtarët e Qendrës Operative Emergjente, kanë mbajtur takim me përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike në Kuvendin Komunal, Avdyl Aliu (LDK), Nevzad Isufi (VV), Riza Abdyli (PDK), Mimoza Kadriu (NISMA), Shemsedin Ramushi (AKR) dhe Ibish Ibishi (i pavarur).
“I njoftova me gjendjen aktuale me Covid19 në Komunën e Gjilanit dhe puna që po bëhet lidhur me masat parandaluese të përhapjes së saj. Po ashtu, informata lidhur me shpërndarjen e pakove sociale, numrin e tyre si dhe ndihma që po jepet për fermerët tanë, në mënyrë që ta kenë sa më të lehtë ballafaqimin me këtë situate”, ka thënë Ismajli.
“Jemi dakorduar që të rishikohen masat lehtësuese për bizneset dhe operimin e tyre. Gjithashtu, njoftuam edhe për aksionin lidhur me pastrimin dhe gjelbërimin e ambientit në qytete e fshatra, si domosdoshmëri e kohës dhe si nevojë e patjetërsueshme lidhur me vetëdijësimin e qytetarëve karshi një ambienti më të pastër e më produktiv”, ka potencuar ai.
Ismajli ka falënderuar të gjitha subjektet politike, për pjekurinë e treguar lidhur me bashkëpunimin e tyre konstruktiv, me instancat komunale, për ta tejkaluar sa më lehtë situatën pandemike.
Në emër të subjekteve politike të Gjilanit, kryesuesja e Kuvendit Shpresa Kurteshi-Emini, ka thënë se angazhimi i partive politike në këtë fazë ka qenë në funksion të përkrahjes së institucioneve në nivel të komunës për ta përballuar sa më lehtë pandeminë globale, e cila ka prekur një numër të qytetarëve tanë dhe prej tyre janë shënuar edhe raste të vdekjes.
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...