Sekretari i Sindikatës së Infermierëve ka 8 ditë që ka hyrë në grevë urie, kërkon plotësimin e kërkesave nga Qeveria sapo ka përfunduar ndërrimin.
Ani pse ka 8 ditë që nuk ka ngrënë bukë, sekretari i Sindikatës së Infermierëve, Enlirat Duraku nuk e ka ndalur punën.
Ai po vazhdon t’iu shërbejë pacientëve të prekur me Covid 19.
Por, për më shumë se një javë, Duraku ka mbajtur grevë urie, e për këtë ai ka një arsye.
Gjatë grevës së urisë, infermieri thotë se i janë shfaqur probleme shëndetësore.
Madje, gjatë ndërrimit të punës mbrëmjen e së martës, i është dashur edhe intervenimi i ekipit të emergjencës.
Pas kësaj, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është interesuar për gjendjen e tij.
Duraku që tashmë është kryeinfermier në klinikën që trajton pacientët me Covid19 thotë pagesa për ndërrimet e natës për infermierë prej 18 eurosh është e turpshme.
Për këto pakënaqësi të Durakut e kolegëve të tij infermierë, Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe u.d. e drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.
Pas këtij takimi, infermierët paralajmëruan veprime sindikale në rast të mos realizimit të kërkesave të tyre.
Këta të fundit i kanë dhënë ultimatum Qeverisë deri të premten që t’i plotësohen kërkesat.
Me këtë premtim, Duraku ndërpreu grevën në pritje të një vendimi nga institucionet përkatëse./Gazetablic/
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj