Google ADS

Infermierët në frontin e luftës me koronavirus, mbi 800 të infektuar

09:42 | 5 Shtator 2020
Arbresh.info

Në Kosovë që nga fillimi i pandemisë e deri më sot 867 infermierë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Kështu thuhet në një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë dërguar arbresh.info.

Nga Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë thonë për arbresh.info se si pasojë e Covid-19 që nga fillimi i pandemisë e deri më sot kanë ndërruar jetë pesë infermierë dhe një laborant.

Nga kjo Odë po ashtu thonë se infektimi i stafit shëndetësor me këtë virus ka pasur ndikim sa i përket mbarëvajtjes së punës në QKUK.

“Pandemia ka reflektuar në secilin institucion. Pa dyshim që kjo ka ndikuar edhe në sistemin shëndetësor në Kosovë”, thonë nga Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë.

Sipas statistikave të MSH-së dërguar arbresh.info pozitiv me Covid-19 kanë rezultuar edhe 39 farmacistë, 14 teknik të farmacisë dhe 20 fizioterapeutë.

Më poshtë gjeni bashkangjitur grafikën e Ministrisë së Shëndetësisë sa u përket statistikave të stafit shëndetësor të infektuar me Covid 19./arbresh.info/RinaRexhepi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme