Bashkë me mjekët, infermierët janë heronjtë e betejës me pandeminë. Infermierët janë përballur me shumë sfida gjatë tërë pandemisë, për shkak të, siç është thënë, shumë të panjohurave rreth virusit COVID-19.
Përkundër kësaj, bashkë me mjekët, infermierët qëndruan në vijën e parë të frontit në betejat me këtë sëmundje.
Festa Maloku Hyseni është infermiere në Klinikën Infektive në Prishtinë, ajo tregon se ballafaqimi me pandeminë COVID-19 ishte i vështirë. Posaçërisht e kishin të rëndë në fillim të pandemisë me shumë të panjohura.
Edhe Infermierët Lulëzim Gashi dhe Fitim Havolli tregojnë përvojën e tyre në kohë pandemie.
“Ishte një frikë e jashtëzakonshme, sepse ishte diçka e re për neve… Erdhi edhe vala tjetër e të infektuarve dhe për një kohë të shkurtër, për tri ditë Klinika Infektive dhe Mjekësia Sportive janë stërmbushë me pacientë”, tha infermieri Gashi, për RTV21.
Ndërsa infermieri Havolli thotë se jo vetëm tek ne por edhe në gjithë botën u dëshmua se infermieria është shtylla kryesore e një sistemi shëndetësor.
Infermierët kanë shpalosur edhe anën emocionale me pacientët, që po përballeshim me jetë a vdekje.
“Kemi pasur rast kur kemi vrapuar nëpër oborrin e Klinikës me puls Oksimetër, për ta verifikuar se cili pacient e ka saturimin më të ulët, për ta marrë dhe për ta hospitalizuar”, tregon infermierja Maloku Hyseni.
Infermierët tregojnë rastet kur pacientët nuk ia kanë dalë të mbijetojnë.
Ata tregojnë periudhën kur iu është dashur të mbajnë distancë me familjarët e tyre.
Si pasojë e kontaktit me pacientët rreth 3,000 infermierë dhe profesionistë shëndetësorë janë infektuar me COVID-19.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...