Situata me pandeminë Covid-19 në Kosovë është e rënduar, ku numrat e të infektuarve vazhdimisht po rritën, me ç ‘rast vetëm gjatë ditës së djeshme janë shënuar 26 viktima.
Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se masat e vonuara rezultuan si masa të panevojshme dhe të paefektshme.
“Është dashur që ndalimi i punës së klubeve të natës, dasmave dhe shkurtimi i orarit të kafeterive dhe ndalimi i punës në ambiente të mbyllura, të bëhet rreth 7-10 ditë, masat e vonuara rezultuan me masa me të ashpra, disa të panevojshme dhe të paefektshme, siç është ora policore ose bartja e maskave në ambientin e hapur, që flet për pak profesionalizëm e më shume reagim i shtyrë nga paniku dhe mosdija”, shtoi ai.
Tutje, Tolaj tregon se këtë numër të madh të rasteve e kemi vetëm edhe dy javë
“Numri i rasteve të reja do të qëndrojë në këto nivele edhe për disa ditë deri në 2 jave, më pas do të shënohet rënie graduale e rasteve të reja”, thotë ai.
Infektologu Tolaj thotë se secili vend duhet të gjejë mënyrën për të bindur qytetarët për t’u vaksinuar.
Sipas tij, infeksioni mund të kalohet kur të vaksinohen 90% e popullatës.
“Është evident fakti se i vetmi mjet i suksesshëm për ta luftuar pandeminë është vaksinimi i popullatës, ne duhet që të krijojmë një imunitet kolektiv në 90% të popullatës, për të ndërprerë përhapjen e mëtejme të virusit. Autoritetet e secilit vend duhet të gjejnë mënyrën se si më së miri mund të arrihet qëllimi i cili do të rezultojë me vaksinim dhe përmes kalimit të infeksionit natyrorë në 90% të popullatës”, përfundoi ai për Front Online.
Tolaj tregon se numri i madh i vdekjeve është rezultat i numrit të madh të rasteve të reja
“Numri i madh i rasteve të reja brenda një kohe të shkurtër do të rezultojë edhe me numër më të madh të vdekjeve brenda asaj kohe. Në përqindje jemi diku përafërsisht në ato vlera si edhe në valët e mëhershme të pandemisë në Kosovë. Kuptohet, kur ka shume paciente të sëmurë rëndë brenda një kohe të shkurtër, atëherë edhe mundësia e kujdesit adekuat mund të jetë e cenuar si pasoje e mbingarkesës se kapaciteteve dhe stafit profesional”, njofton Tolaj.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...