Paraqitja e rasteve në Kosovë me variantin britanik të koronavirusit, duhet të jetë alarm për qytetarët për kujdes dhe respektim të masave kundër pandemisë, thotë infektologu Ilir Tolaj.
Ai paralajmëron se në javët në vazhdim mund të ketë rritje të rasteve të reja, edhe për faktin se partitë politike po zhvillojnë tubime elektorale, e që nuk po respektohen masat anti-Covid-19, raporton arbresh.info.
Varianti i ri, që fillimisht u identifikua në Mbretërinë e Bashkuar në shtator të vitit të kaluar, sipas ekspertëve, është më ngjitës se varianti fillestar i koronavirusit, që u shfaq për herë të parë në fund të 2019-ës në Ëuhan të Kinës
Infektologu në Klinikën Infektive në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës, Ilir Tolaj, thotë se me paraqitjen e rasteve me variantin e ri britanik, Kosova nuk duhet të relaksohet, por që qytetarët dhe institucionet duhet të rrisin vigjilencën.
Sipas tij, situata epidemiologjike, aktualisht është më e volitshme në Kosovë sesa në vendet tjera. Por, me vetë faktin se 10 për qind e mostrave në Kosovë kanë rezultuar pozitive me variantin e ri, në 2-3 javët e ardhshme pritet të ketë rritje të rasteve.
“Varianti i ri britanik shquhet me një aftësi për përhapje më të shpejtë. Në vendet si Britania e Madhe, ku është shfaqur fillimisht, tash është bërë varianti dominant. Edhe në vende tjera të Evropës numri i rasteve të COVID-19 me variantin e ri po shënon rritje. Në rastin e Kosovës, nga 35 mostrat e dërguara 3 kanë rezultuar pozitiv, që në përqindje është afër 10%. Meqë Kosova nuk është e izoluar nga bota dhe me që komunikimet me boten kanë qenë të vazhdueshme, atëherë ka qenë e pritur që ky variant të arrijë edhe në Kosovë”, tha Tolaj.
Ai thotë se, fushata parazgjedhore e partive politike, është njeri prej faktorëve që mund ta mundësojnë përhapjen e këtij varianti në mënyrë të shpejtë në terë vendin tonë.
“Fushata parazgjedhore, me mënyrën e organizimit të tubimeve, është padyshim njeri prej faktorëve potencial shumë të rëndësishëm që mund ta mundësojnë përhapjen e këtij varianti në mënyrë të shpejtë në terë vendin tonë. Numrat e rasteve te reja mund të tregojnë rritje në javët e ardhme. Sëmundja e shkaktuar nga varianti i ri i virusit nuk dallon me asgjë nga sëmundja e shkaktuar nga varianti i më parmë e virusit. Varianti i ri nuk shquhet as me semundshmeri më të lartë e as me vdekshmëri më të lartë”, theksoi ai.
Rritja eventuale e rasteve me variantin britanik, infektologu Tolaj thotë se do vështirësojë punën në sistemin shëndetësor.
“Me që veçoria kryesore e variantit të ri është përhapja më e shpejtë, kjo mund të bëjë që numri i rasteve të shtohet më shpejte se zakonisht. Në rast se rritja e numrit të rasteve të reja është eksploduese, atëherë sistemi shëndetësor mund të ballafaqohet me vështirësi në sigurimin e kapaciteteve hospitalore dhe në kualitetin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore. Në rast se virusi është duke u përhapur i pakontrolluar gjatë kësaj fushate parazgjedhore, atëherë shtimin e numrit të rasteve mund ta presim ne 2-3 javët e ardhme”, deklaroi Tolaj.
Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se ky variant tashmë është përhapur në mbi 70 vende të botës.
Ndërsa, në Kosovë që nga 13 marsi 2020, kur janë regjistruara rastet e para më koronavirus, deri më 8 shkurt 2021, Kosova ka regjistruar 62.548 raste me sëmundjen COVID-19. Prej tyre, 1.526 pacientë kanë vdekur dhe 54.231 janë shëruar.
Reth shtatë mijë raste aktualisht janë aktive./A.Zeka/arbresh.info/
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...
Anisa-Anës: Po të kishe aq shumë vëmendje, nuk do dilje më p...
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se diel...