Google ADS

Infektologu Sylejmani thirrje për vaksinim, gjendja në spitale shumë e rëndë

08:36 | 1 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Infektologu nga Spitali i Gjakovës, Afrim Sylejmani, ka shprehur shqetësimin me rritjen e numrit të të infektuarve dhe të hospitalizuarve me COVID-19.

Përmes faqes së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, fton qytetarët që të vaksinohen sa më shumë.

Sipas tij, vaksina shpëton jetë dhe është e vetmja mundësi për ta fituar betejën me Pandeminë COVID-19.

“COVID-19 po merr jetën e më të dashurve tanë! Gjendja në spitale dhe klinika është rënduar shumë. Vaksina Shpëton jetë! Ftoj të gjithë, pa dallim, ftoj qytetarët e Gjakovës të vaksinohen sa më shpejt e sa më shumë”, ka thënë për faqen e SHSKUK-së Sylejmani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme