Infektologu Izet Sadiku ka thënë se pandemia e coronavirusit është më e rënda e 50 viteve të fundit.
Sadiku thotë se masat në Kosovë kanë qenë mjaft të rrepta edhe për shkak të kapaciteteve shëndetësore që ka vendi.
“Institucionet për tre muaj nuk mund të shtojnë infektolog të ri. Edhe sikur të jepnim të gjithë pasurinë nuk mund të bënim më shumë. Për atë arsye mënyra më e mirë ka qenë parandalimi”, tha ai në RTV Dukagjini.
Infektologu thotë se nëse numri i të infektuarve rritet edhe më shumë deri në atë masë sa që nuk kanë kapacitete spitalet tona, duhet të merren masa të reja për të zvogëluar këtë numër.
“Në fund të fundit qëllimi është që të ruhet jeta e qytetarëve”.
Sadiku thotë se problemi në Kosovë është se disa lokale nuk kanë respektuar masat po rrezikojnë edhe veprimtarinë e lokaleve tjera.
“Ne kemi vendosur të hapim vendin jo pse virusi ka ndryshuar por sepse kemi dashur që individualisht të marrim përgjegjësi”.
Infektologu thotë se përderisa në Kosovë vazhdojnë të jenë të mbyllura shkollat mbetet problem hapja disa bizneseve tjera më specifike.
“Sot në botë asgjë nuk është e njëjtë sikurse ishte para coronavirusit”.
Sadiku thotë se hapja e vendit duhet të bëhet në atë masë sa që Kosova ka kapacitete.
“Nëse Kosova vazhdon të ketë të infektuar si në këto ditët e fundit, ata numra do të jenë të papërballueshëm për institucionet shëndetësore të vendit”, tha ndër të tjera Izet Sadiku.
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe