Infektologu Izet Sadiku ka thënë se mosrespektimi i masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, është rrezikim i jetës së qytetarëve.
Sadiku ka theksuar se është e nevojshme që institucionet duhet të rrisin kapacitetin e personelit shëndetësor por edhe numrin e testimeve, njofton Klan Kosova.
Ai ka theksuar se duhet të bëhet një monitorim më i ashpër, që secili t’iu përmbahet masave.
”Kjo rritje e numrit është pritur por duhet të nis monitorimi i manualit që ka bërë Ministria e Shëndetësisë. Duhet të merren masa ndaj atyre që nuk respektojnë rekomandimet”.
Infektologu Sadiku pohon për Kosovarja, se gjendja është alarmante megjithatë vendosja e maskës sipas tij sot duhet të jetë vepër patriotike.
”Bartja e maskës është patriotizem i ditëve të sotme”, thotë ai.
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë