Kryetarja e parlamentit serb, Maja Gojkoviç, ministri i Mbrojtjes Aleksander Vulin dhe shefi i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç, kanë rezultuar pozitivë për Covid-19, sipas raporteve të mediave serbe.
Të gjithë ata ishin të pranishëm në festën e fitores së Partisë Progresive serbe, të presidentit Aleksandër Vuçiç, pas zgjedhjeve të së dielës së shkuar. Portali i lajmeve Nova, raporton se kryetarja e Kuvendit është e shtruar në spital ndërsa Vulin dhe Gjuric janë në vetizolim pasi deri më tani, sipas Danas, nuk kanë zhvilluar simptoma.
Edhe disa zyrtarë të tjerë të qeverisë në ministrinë e mbrojtjes dhe atë të jashtme, si edhe kryetari i Dhomës së Tregtisë, Marko Cadez, kanë rezultuar po ashtu pozitivë. Prania e Gojkoviç, Vulin dhe Gjuric në festimin e fitores së partisë në pushtet, pas zgjedhjeve të së dielës, pa masa të distancimit social, ka shkaktuar shumë komente e polemika në rrjetet sociale. Një foto është ndarë gjerësisht në Twitter dhe tregon Gojkoviç, Vulin dhe Gjuriç në shoqërinë e kryeministres Ana Brnabiç dhe sekretarit të përgjithshëm të presidentit, Nikola Selakoviç.
Këshilltarja për mediat e presidentit, tha ndërkohë se publiku do të njoftohet për shëndetin e këtij të fundit nëse do të ketë ndryshime. “Nuk është turp të infektohesh dhe nëse do të ketë ndonjë ndryshim në shëndetin e presidentit, ju do të informoheni”, tha ajo pas lajmit se zyrtarët, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë në kontakt me presidentin Vuçiç, rezultuan pozitivë.
Pas zgjedhjeve të 21 qershorit, Vuçiç mori pjesë në paradën e ditës së fitores në Moskë, ku ai u takua me presidentin Vladimir Putin, e më pas u ndal në Bruksel, ku u takua me presidenten e Komisionit Evropian dhe Komisionerin e Zgjerimit. Vuçiç u takua edhe me të dërguarin e posaçëm të BE për dialogun Kosovë-Serbi, që vizitoi Beogradin të hënën./tch/
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...