Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka përsëritur apelin për vaksinim kundër COVID-19.
IKSHPK-ja ka thënë se varianti “Delta” po përhapet me shpejtësi dhe numri i rasteve po rritet, ndërsa ka ftuar qytetarët që të vaksinohen, pasi kjo është metoda më e mirë për të luftuar COVID-19.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur dy persona nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 562 raste të reja.
Apeli i IKSHPK-së:
Qytetarë të dashur!
Varianti “Delta” po përhapet me shpejtësi dhe numri i rasteve po rritet!
Ju lutemi!
Vaksinohuni!
Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!
Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!
Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!
Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.
Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj!
Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti “Delta” me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.
Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.
Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave. Këto vaksina janë “Astra-Zeneca” dhe “Pfizer”. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.
Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar, sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale, por dobia e mbrojtës nga COVID-19 është shumë herë më e madhe.
Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja, duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.
Qytetarë të dashur!
Vaksinohuni!
Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19.
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
/arbresh.info/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...