Kirurgu plastik i Beverly Hills, Dr. Payman Simoni vdiq nga një hemorragji në tru, pasi doli pozitiv me koronavirus.
CBS shkruan si ai u infektua me koronavirus pasi kishte mbushur buzët e një vajzë, e cila më vonë doli që të jetë e infektuar, transmeton portal arbresh.info
Sipas miqve të tij, ai kishte vendosur maskë dhe kishte respektuar të gjitha rregullat kundër koronavirusit.
“Ai ishte mjek dhe ndoqi të gjitha protoklet. Kishte vendosur maskë dhe kishte veshur dorëza”, tha një miku i tij.
Pas injektimit të buzëve, pacientja e kishte thirrur mjekun dhe i kishte thënë se ajo ishte me pozitive me koronavirus. Pas disa ditësh edhe mjeku doli pozitiv dhe gjendja e tij shëndetësore filloi të përkeqësohej.
Sipas medias amerikane, fillimisht ai kishte vështirësi në frymarrje dhe më pas gjendja e tij u rënda.
Simoni, një kirurg i njohur në Beverly Hills, i cili u shfaq në shfaqjen “The Doctors”, ra në gjendje kome dhe më pas humbi jetën.
Mbushja e buzëve ishte një ndër operacionet e lejuara gjatë pandemisë, ndërsa pas vdekjes së mjekut të njohur, autoritetet janë duke shqyruar edhe ndalimin e kësaj procedure estetike./arbresh.info/
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...