I infektuar me Covid-19, këngëtari Bujar Qamili në gjendje të rëndë shëndetësore!

01:27 | 24 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Një lajm i trishtë po raportohet së fundmi. Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Bujar Qamili është infektuar nga Covid-19 dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake, është mësuar se Qamili ka disa ditë që është infektuar me koronavirus, ndërsa së fundmi gjendja e tij është përkeqësuar dhe tashmë ai është shtruar në spitalin Infektiv.

Raportohet se ai ndodhet në terapi intesive dhe po merr ndihmën mjekësore nga mjekët dhe infermierët e spitalit, teksa ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare mbi gjendjen e artistit. /Dosja.al /

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme