Situata që ka krijuar koronavirusi në të gjithë botën mbetet e vështirë, pasi nga dita në ditë shënohen bilance tragjike në numrin e viktimave.
Akoma më e vështirë është dhe për familjarët e pacientëve të shtruar të cilët nuk janë të informuar mbi gjendjen e të dashurit të tyre, madje atyre nuk i lejohet as t’i takojnë gjatë kohës që janë të shtruar.
Por ka ndodhur diçka ndryshe në Spanjë, ku djali i një pacienti 70 vjeçar qëndroi për 34 ditë afër babait të tij të shtruar.
Fillimisht mjekët njoftuan djalin se babait të tij i kishte mbetur vetëm 3-4 orë jetë, ndaj e lejuan atë që ta takonte. Por fatmirësisht, trupi i 70 vjeçarit reagoi shumë mirë ndaj medikamenteve dhe trajtimit të marrë.
Vetë djali iu nënshtrua trajtimeve si një rast i mundshëm, dhe u detyrua që të qëndronte në spital.
“Gjatë kësaj kohe njohëm më mirë njëri-tjetrin” – shprehet djali për një media lokale.
Pas 34 ditësh, babë e bir dolën nga spitali plotësisht të shëruar. Stafi i spitalit e pranojnë se ishte një histori shumë prekëse dhe frymëzuese.
Spanja është vendi i tretë në botë me bilancin më tragjik të viktimave si pasojë e COVID-19, ku numërohen 24,275 të vdekur në të gjithë vendin./kohajone/
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin