Shtysa për vaksinim e Hungarisë do të përshpejtohet dhe do të mundësojë potencialisht shtetin t’i lehtësojë kufizimet në muajin prill, pas Pashkëve, tha të enjten kryeministri Viktor Orban, raporton Reuters.
Orban, i cili do të përballet me zgjedhje parlamentare në vitin 2022, është në presion të ri-hapë ekonominë.
Ministri i financave, Mihaly Varga tha që ekonomia është e mundur të tkurret përsëri në çerekun e parë të vitit, por çereku i dytë mund të jetë një pikë kthyese, duke parashikuar një rritje të produktit vendor me 13.8% krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar kur shteti u fut në izolim pas goditjes nga pandemia.
Hungaria ka vaksinuar gati 250,000 njerëz duke përdorur vaksinat Pfizer dhe Moderna, e para në Bashkimin Evropian, ka nënshkruar marrëveshje për të blerë sasi të mëdha të vaksinës ruse, Sputnik V dhe asaj kineze, vaksina SinoPharm./arbresh.info/
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...