9 muaj pandemi i kanë kushtuar turizmit shqiptar rreth 1.8 miliardë euro humbje.
Është kjo shifra që jep nënkryetari i Shoqatës së Tur Operatorëve Kliton Gërxhani, sipas të cilit bllokimet totale të lëvizjeve si dhe mungesa e një pakete të dedikuar kanë gjunjëzuar industrinë turistike.
Teksa vlerëson se kriza do të ndjehet për një periudhë afatgjatë, apelon ekzekutivin për ndërhyrje emergjente.
Kliton Gërxhani, kryetar i ATOA: “Bësoj se janë 1.7 – 1.8 mld euro humbje. Maksimumi që mund të kemi bërë është 300-400 mijë euro të ardhura. Megjithatë duhet pritur fundi i vitit për të bërë edhe nj bilanc më të qartë. Gjendja është afër kolapsit do thosha. Situata do vazhdojë për 2-3 vite pas 2021 dhe rimëkëmbja do të jetë e vështirë. Duhet patjetër që qeveria të marrë seriozisht kërkesat tona pasi preken edhe sektorë të tjerë.“
Bizneset turoperatore, guidat, transporti turistik dhe agjencitë turistike janë ndër kategoritë të goditura më rënë nga kriza.
Përfaqësuesit e këtyre bizneseve që operojnë në treg deklarojnë mbi gjysma e tyre janë mbyllur dhe ato që vijojnë aktivitetin kanë dërguar në shtëpi pothuajse gjysmën e stafit.
Një pjesë e tyre, në kufijtë e mbijetesës zgjedhin ta mbajnë hapur vetëm për të shmangur kryerjen e procedurave të regjistrimit të biznesit nga fillimi.
“Këto biznese janë goditur më rëndë. Bëhet fjalë për një rënie që shkon në 90-95% për agjencitë turistike. Shumë agjenci turistike apo turoperatorë nuk kanë arkëtuar që nga 1 janari i këtij viti dhe pritet të mos arkëtojnë deri në Mars të vitit tjetër nëse vijon e njëjta situatë. Rreth 50% e aktiviteteve janë mbyllur dhe kanë dorëzuar edhe ambientet e zyrave”, thotë Besnik Vathi, anëtar bordi në Shoqatën e Turoperatorëve (operator turistik).
“Kemi mbi 10 muaj që kemi stopuar aktivitetin, thjesht po mbajmë biznesin hapur për të shmangur kryerjen e procedurave nga fillimi. Stafi i gjithë është dërguar në shtëpi. Jam vetëm unë administratori që jam i regjistruar si i punësuar. Të na japë ndihmë shteti që të mbijetojmë sepse rimëkëmbja do të kërkojë vite. Në panaire të paktën të mos paguajmë pagesa për marketingun, minimalisht.“, thotë Jimmy Lama, operator turistik.
Me një peshë prej 8.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në ekonominë e vendit, turizmi është kontribuesi më i madh i punësimit në vend me rreth 380 mijë të punësuar direkt dhe indirekt në të gjithë zinxhirin e sektorit./TCH
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...