Derisa në Kosovë një pjesë e vogël e qytetarëve kanë arritur të vaksinohen kundër Covid-19, situatë krejt tjetër është në SHBA.
Hulumtuesi shkencor në Universitetin ”Johns Hopkins”, Arbër Shehu, ka thënë atje infektimi ka pësuar rënie pas kujdesit të treguar me vaksinim ndaj pandemisë së koronavirusit, njofton Klan Kosova.
Megjithatë ai ka treguar se janë duke vazhduar analizat tek grupmoshat e ndryshme, për të mësuar më shumë rreth efikasitetit të vaksinave ndaj Covid-19.
Sipas tij, edhe Pfizer edhe Moderna, janë efektive, përfshirë këtu edhe vaksinat tjera, megjithatë, thotë se rezultatet përfundimtare akoma janë në proces, njofton Klan Kosova.
”Qysh prej miratimit të vaksinave Pfizer dhe Johnson&Johnson, të gjitha sektoret shëndetësore, janë ngritur dhe kanë filluar dhënien masovike të vaksinave ku edhe në të njëjtën kohë kanë sensibilizuar masën në marrjen e tyre”.
”Ky sensibilizim ka qenë i suksesshëm, duke pasur parasysh se numri i rasteve me të sëmurë nga Covid-19, ka rënë në mënyrë drastike kohëve të fundit”.
”Ne me grupin e hulumtuesve shkencorë, i cili ka përfshirë rreth 14 shtete në SHBA, gjithësej në 24 qendra mjekësore, në të njëjtën kohë kemi bërë edhe matjen e efektivitetit të vaksinave të Modernes dhe Pfizer, tek moshat mbi 65 vjeç ku kemi ardhë në përfundim se ato janë rreth 94% efektive tek kjo kategori, e parandalojnë hospitalizimin”.
”Ndërsa në të njëjtën kohë ne ende jemi duke bërë hulumtime shkencore, të cilat gjatë ditëve në vijim, do të bëhet edhe matja e efektivitetit të këtyre vaksinave Moderna dhe Pfizer tek grupmoshat tjera, duke futur aty edhe pacientët që kanë probleme me dy apo më tepër sëmundje të ndryshme kronike”.
Cila po del të jetë më e suksesshme?
”Në përgjithësi, të gjitha vaksinat janë të efektshme dhe të sigurita. Por, ne jemi ende duke analizuar rezultatet, për të ardhë në një numër të saktë, se cila prej këtyre vaksinave është më e suksesshme. Por, kjo ka pak rëndësi, me rëndësi ka se të dyja vaksinat japin një lloj efektiviteti të lartë, dhe i mbron popullatën nga hospitalizimi”.
”Për këtë arsye po shohim se edhe numri i madh i të infektuarve me Covid-19, në SHBA, ka pësuar rënie drastike”.
Qytetet evropiane që janë magjike për Krishtlindje
Sfida e “Supermenit” në TikTok, Komuna e Lipjanit iu bën thi...
Vdes një 80-vjeçar si pasojë e zjarrit në një banesë në Shko...
Pesë mënyra natyrale për të luftuar infeksionet e traktit ur...
Të lindurit nën këto tre shenja të zodiakut adhurohen nga të...
“100% ka me dalë nga shtëpia”, për cilin banorë e ka fjalën ...