Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, patën sot një takim virtual me kryetarët e Komunave të Kosovës dhe me drejtorët e Departamenteve Komunale të Shëndetësisë, me të cilët biseduan për masat e mëtejme të menaxhimit dhe të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID 19.
Kryeministri Hoti e vlerësoi angazhimin e kryetarëve të Komunave, të cilët i falënderoi për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve për masat shtesë, duke përfshirë edhe aktivizimin e shtabeve emergjente. Po ashtu, ai kërkoi që të bëhen përgatitje për masat e mëtutjeshme nga Komunat për një valë të re, e cila mund të paraqitet në shtator. Në këtë kontekst, u shtrua edhe nevoja e përgatitjeve për fillimin e viti të ri shkollor dhe obligimet e komunave në këtë proces.
Në këtë takim, që u organizua nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti prezantoi masat e këtij asociacioni për parandalimin e pandemisë, si dhe angazhimin e komunave për krijimin e qendrave dhe ekipeve të veçanta, të cilat do t’u ofrojnë shërbimin e nevojshëm shëndetësor të prekurve nga kjo pandemi. Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj theksoi se koordinimi me komunat është esencial për parandalimin e pandemisë. Ai u premtoi komunave se do të ketë përmirësim të furnizimit të spitaleve rajonale me oksigjen, duke i falënderuar komunat që me kapacitetet e tyre i kanë furnizuar spitalet me oksigjen. Po ashtu, ministri Zemaj tha se lidhur me furnizimin me autoambulanca, MSH-ja e ka proceduar kërkesën për autoambulanca shtesë dhe furnizim shtesë të masave mbrojtëse për të gjithë punonjësit shëndetësor, si dhe rishikimin dhe decentralizimin e masave për shpërndarjen e ndihmave.
Naser Ramadani, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, bëri thirrje që zbatimi i masave të vazhdojë nga të gjithë, ndërsa kryetarët e Komunave adresuan një varg çështjesh që lidhen me masat shtesë, të cilat e ndihmojnë parandalimin e përhapjes së COVID-19, e të cilat, sipas tyre, kërkojnë një vëmendje dhe adresim të shpejtë nga ana e Qeverisë së Kosovës./arbresh.info
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...