Hoti ngushëllon familjen dhe kolegët e oficerit doganor që vdiq si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi

16:41 | 24 Prill 2020
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti ka ngushëlluar familjen dhe kolegët e oficerit të Doganës që ka vdekur dje si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi.

Hoti ka shkruar në Facebook se lajmi për vdekjen e tij ishte tronditës dhe pikëllues.

Postimi i plotë:

Lajmi për vdekjen e Kujtimit ishte tronditës dhe pikëllues për të gjithë ne që rrugëtuam bashkë në periudha të caktuara.

Kujtimi do të mbetet për herë simbol i përkushtimit, sjelljes së pashoqe dhe devotshmërisë së tij ndaj punës, institucionit ku veproj për 20 vite më radhë dhe Republikes sonë në përgjithësi.

Ngushëllime familjes dhe gjithë kolegëve të Doganës së Kosovës!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme