Ministria për Punë të Jashtme e Maqedonisë së Veriut informon se me vendimin e fundit të Mbretërisë së Holandës, hiqet karantina e detyrueshme 10 ditore për qytetarët të cilët janë plotësisht të vaksinuar, pavarësisht nëse vijnë nga grupi i vendeve me rrezik të lartë, ku përfshihet edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.
Më shumë informacione mbi kushtet për hyrje në Holandë mund të lexoni në këtë vegëz.
Nga MPJ gjithashtu informojnë se edhe Mbretëria e Suedisë hoqi ndalimin e përkohshëm për hyrje në vend.
“Me vendimin e fundit të miratuar nga Qeveria e Mbretërisë së Suedisë, njerëzit të cilët udhëtojnë në Suedi dhe të cilët mund të paraqesin certifikatë vaksinimi të lëshuar nga Maqedoninë e Veriut, San Marino, Zvicra, Turqia, Ukraina ose Vatikani përjashtohen nga ndalimi i hyrjes dhe kushtet e testimit. Përndryshe, sipas vendimit të Komisionit Evropian, certifikatat e vaksinimit të dhëna në këto vende janë ekuivalente me certifikatën digjitale KOVID të BE-së (që do të thotë se certifikatat e tilla mund të kontrollohen dhe verifikohen në të njëjtën mënyrë duke përdorur të njëjtat sisteme teknike si certifikatën e BE-së)”.
“Në përputhje me normën e lartë të vaksinimit, masa të ngjashme lehtësuese të cilat do të zbatohen së shpejti, ka paralajmëruar edhe Belgjika, edhe atë duke filluar nga 1 tetori. Përveç zgjerimit të përdorimit të certifikatës KOVID, nga Belgjika njoftuan edhe heqjen ose ndërprerjen e plotë të detyrimit për mbajtjen e maskave mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Në këtë link mund të gjeni informacione më të detajuara për protokollet e udhëtimit në të gjitha shtetet e botës.
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...