Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka treguar se asnjëherë nuk i është komunikuar se i ndjeri Agon Musliu kishte probleme shëndetësore.
Haziri këtë e ka bëre të ditur sot në komisionit hetimor parlamentar ku është duke raportuar në lidhje me menaxhimin e pandemisë, raporton arbresh.info
“Asnjë problem shëndetësor nuk është paraqitur tek unë vetëm e kam ditur se është një i ri, që banon i vetëm në banesë, pa mundësi për të qëndruar në konvikt, dhe kërkesa e tij ka qenë e arsyeshme. Na është thënë se edhe studentët janë në mesin e atyre me prioritet për tu kthyer në vend. Për mua ka qenë përtej se falënderuese angazhimi i ambasadorit Cufaj për kthimin e tij në Kosovë”.
Musliu vdiq derisa ishte i vendosur në karantinë në Qendrën Studentëve./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/623131628367382
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?