Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar pas lajmit se në komunën që ai udhëheq janë regjistruar 15 raste të reja me koronavirus.
Haziri ka thënë se të konfirmuar pozitiv me koronavirus sot janë kontakte të të prekurve nga Kamenica.
“Ditë e rëndë për Gjilanin në ditën e parë të Ramazanit dhe në #ditën43 të përballjes me Covid-19, pasi i kemi 15 raste të reja pozitive, 7 në Livoҫ të Epërm, 7 në qytet dhe 1 në Kosaçë”, është shprehur ai në Facebook.
“Rastet janë nga kontaktet me të prekurit e Kamenicës dhe tashmë i kemi indentifikuar kontaktet e të prekurve të fundit, derisa familjet janë në karantinë”.
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti