Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, thotë se ka arritur të kontaktojë me kompaninë amerikano-gjermane Pfizer dhe BioNTech dhe ka siguruar 500 mijë deri në 3 milionë doza të vaksinave.
Ai tha se i ka shkruar Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili duhet t’i kthejë përgjigje brenda tre ditësh kompanisë.
Sipas Haxhiut, nëse ndodh një gjë e tillë, 2 deri në 3 javë pas nënshkrimit të kontratës Kosova do të merrte vaksinat.
“Kam marrë konfirmim zyrtar për 500 mijë deri në 3 milionë doza të vaksinave Pfizer. Brenda tre ditësh, Kosova duhet të vendosë kontakt me kompaninë”.
“I kam shkruar e-mail ministrit përmes të cilit e kam njoftuar dhe i kam thënë se jam i gatshëm në çdo kohë ta takojë dhe t’i japë kontaktet. Kërkesa e kompanisë është që të vendoset në kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë. Brenda tre ditësh ne duhet të japim një përgjigje, sepse brenda javës ndryshojnë mundësitë dhe ofertat dhe s’mund të ruhen stoqet për neve”, tha Haxhiu në T7.
Ai theksoi se deri te sigurimi i vaksinave ka ardhur pasi ka zhvilluar kontakte me disa mjekë dhe biznesmenë shqiptarë në Europë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...