Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka thënë se pas vizitës së Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Qendrën e Studentëve është bindur që vendimi për shndërrimin e saj në karantinë ka qenë i gabuar.
Ai është shprehur i bindur se do të ishte shumë më mirë që të merrej një vendim ku të gjithë ata që do të futeshin në karantinë dyjavore të vendoseshin nëpër hotele, njofton Klan Kosova.
“E kam thënë edhe publikisht dhe sot u binda që shndërrimi i Qendrës së Studentëve në karantinë është vendim jo i mirë dhe jo i qëlluar, sepse ka pasë mundësi dhe modalitete shumë më të mira të bëhen zgjidhje”.
“Kushtet të cilat ofrohen për të karantinuarit lënë për të dëshiruar, sepse kanë vetëm një krevat dhe internet. Dy dhoma e përdorin një banjo që kanë qenë kushtet për studentë, por jo për të karantinuarit”.
“Do të ishte shumë më mirë që pas 13 marsit kur është vendosur Gjendja Emergjente e Shëndetit Publik në Kosovë dhe është mbyllur hoteleria të karantinuarit të vendoseshin në hotele”.
Haxhiu ka thënë se është befasuar që më shumë persona janë liruar nga karantina rrugës nga aeroporti për në Qendrën e Studentëve, se sa nga brenda karantinës.
“Jam befasuar me atë që numri më i madh i të liruarve ka ndodhur nga aeroporti në karantinë. Sipas dokumentacioneve dhe shifrave që na janë prezantuar sot, numri i të liruarve më shumë ka ndodhë nga aeroporti në karantinë se sa brenda karantinës”.
“Sigurisht që policia, personeli shëndetësor dhe vullnetarët po bëjnë maksimumin e tyre brenda kushteve që kanë. Ajo çka ka qenë në duart e profesionistëve shëndetësorë, zyrtarëve policorë dhe profesionistëve përgjegjës është menaxhuar mirë, derisa ku e ka prekë politika e ka prishë”.
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell