Bekim Haxhiu, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, e ka kritikuar ish-kryeministrin Albin Kurti, ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryeministrin aktual Avdullah Hotin se nuk po i vizitojnë mjekët në QKUK.
Në seancën ku po diskutohet për situatën me pandeminë, Haxhiu ka ironizuar me një foto të kreut të LVV-së, Albin Kurtit dhe kandidatit për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi duke ngrënë fli.
Haxhiu ka pyetur Kurtin se pse nuk po u çon fli edhe mjekëve në QKUK.
“Prioritet i LDK-së dhe LVV-së që jemi sot këtu, nuk ka qenë pandemia, por ka qenë politika dhe pushteti, prandaj kemi do sfilata me flia dhe nuk kemi asnjë vizitë, as të Arben Vitisë e as të Albin Kurtit e as të Avdullah Hotit në QKUK me i pa dhe me i mbështet mjekët atje. Me ua çu kahpak fli edhe atyre atje që po bëjnë kujdestari edhe me ua dhënë rrogat të cilat i meritojnë”, ka thënë Haxhiu.
Ai ka ngritur edhe shqetësimin për numrin e testimeve brenda ditës.
“Qytetarët po kërkojnë përgjigje nga dy qeveritë Hoti e Kurti, pse e kemi numrin më të vogël të testimeve në Evropë, përjashto Shqipërinë që ka një testim më të ulët?; Pse u dashtë 5 muaj që Kosova t’i bëjë më shumë se 500 teste?; Përse u dashtën më shumë se 8 muaj të kalojnë që Kosova t’i bëjë 1000 teste?; Prej fillimit ju kemi thënë që Kosova ka kapacitet”, ka thënë Haxhiu./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...