Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 300 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve janë konfirmuar 18 raste me Covid-19.
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, është shprehur e shqetësuar me shifrat e fundit të të infektuarve me koronavirus.
“Fatkeqësisht edhe sonte i kemi 18 raste të reja, të cilat na shqetësojnë”.
Haxhiu në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë që megjithatë për luftën e deritanishme kundër pandemisë, merita kryesore i takon qytetarëve dhe mjekëve.
“Në situatë të pandemisë, janë qytetarët ata që kanë treguar një maturi në nivel maksimal. Gjithçka është meritë e qytetarëve dhe mantelbardhëve. Mjekët po përballen çdo ditë. Asnjëherë nuk e shiquan pagën, por interesi i pacientit ishte gjithçka për ta”.
Sipas Haxhiut, masat e marra kundër pandemisë shumëherë kanë qenë në shpërputhje me të drejtat dhe liritë e njeriut.
“Masat kanë qenë në shpërputhje me të drejtat dhe liritë e njeriut, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe Gjykata Kushtetuese e cila e ka shpallë vendimin antikushtetues”.
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër