Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se pas lajmit të hidhur për humbjen e jetës së një qytetari nga Prizreni me COVID-19 dhe rritjes së numrit të viktimave në 19, në mbrëmje rezultuan edhe 9 qytetarë të tjerë pozitiv me COVID-19 nga kjo komunë.
Haskuka ka thënë se shumica e të infektuarve të konfirmuar sot janë nga Spitali Regjional i Prizrenit.
“Fatkeqësisht, shumica nga të infektuarit e konfirmuar sot janë nga Spitali Regjional i Prizrenit dhe tani do të gjurmohen të gjitha kontaktet e tyre. Kjo do të thotë që duhet të jemi edhe më të kujdesshëm dhe t’i respektojmë masat”, ka shkruar Haskuka në facebook.
Ai poashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat e shpallura nga Instituti Kombëtar dhe Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e Covid-19.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë,
Pas lajmit të hidhur sot për humbjen e jetës së një qytetari nga Prizreni me COVID-19 dhe rritjes së numrit të viktimave në 19, në mbrëmje u lajmëruam që edhe 9 qytetarë të tjerë nga Prizreni kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Tani në komunën tonë kemi 46 raste të identifikuara.
Fatëkeqësisht, shumica nga të infektuarit e konfirmuar sot janë nga Spitali Regjional i Prizrenit dhe tani do të gjurmohen të gjitha kontaktet e tyre. Kjo do të thotë që duhet të jemi edhe më të kujdesshëm dhe t’i respektojmë masat.
JU LUTEMI, RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ! PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?