Haradinaj me rekomandime për qeverinë për të tejkaluar situatën pandemike

15:53 | 30 Gusht 2021
V. S.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka dalë me disa sugjerime për qeverinë për tejkalimin e situatës së rëndë shëndetësore në vend.

Haradinaj thotë se çdo sugjerim, kërkesë dhe rekomandim për menaxhimin e pandemisë është dhënë duke analizuar shumë indikatorë, veçanërisht kapacitetet tona shëndetësore, nivelin e zhvillimit ekonomik dhe kushtet e rënda të operimit të sektorit privat.

Haradinaj dhe AAK rekomandojnë masa dhe aktivitete të reja si më poshtë:

Ekonomi:

– subvencionim financiar sektorial për aktivitetet e prekura direkt;

– subvencionim i aktiviteteve prodhuese;

– subvencionim i eksportit; dhe

– subvencionim i industrisë së shërbimeve, potencial për eksport dhe punësim.

Aktivitetet operative:

– Zgjerimi i kapaciteteve shëndetësore, profesionale dhe teknike;

– Angazhim i vullnetarëve;

– Ekipet mobile për trajtim në shtëpi;

– Trajtimi me qëndrim në kapacitetet private;

– Furnizim me barna të nevojshme për të gjithë të prekurit; dhe

– Hapja e spitaleve provizore.

Mbështetja financiare për personelin e angazhuar:

– Shtesat për personelin shëndetësor;

– Shtesat për policinë dhe inspektorët; dhe

– Honoraret për vullnetarët.

JO mbyllje totale, JO menaxhim i pakontrolluar!

Kujtojmë, edhe kryetari i LDK-së kishte dhënë disa rekomandime për qeverinë për të dalë nga kjo situatë e vështirë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme