Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka mbajtur sot konferencë për media ku ka shprehur shqetësimin lidhur me masat e reja anti-Covid të marra nga Qeveria e Kosovës, të cilat po shkaktojnë dëme në ekonominë e vendit.
Hamza në një konferencë për medie, ka kërkuar që të zbatohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike i aprovuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të fillojnë të shpërndahen 200 milionë eurot për sektorin privat të prekur nga pandemia.
“200 milionë euro janë të ndara për mbështetjen e sektorit privat. Gjithashtu 30 milionë euro janë të ndara dhe të dedikuara për të gjithë të punësuarit që e kanë humbur punën e tyre si rezultat i pandemisë. Bizneset dhe ata që kanë humbur vendet e punës nuk e kanë marrë mbështetjen e shtetit. Sektori i gastronomisë është goditur më së shumti, por janë edhe sektorët tjerë. Mbyllja do të duhej të bëhej me një planifikim më të mirë dhe më të kujdesshëm. Qeveria duhet të ketë masa të qarta, të sakta dhe të zbatojë ligjin”, ka thënë ai./arbresh.info/
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe