Rreth 200 aktivistë të shoqërisë civile, kanë bërë një protestë sot në sheshin “Skëndërbej” në kryeqytet.
Ata protestuan kundër masave shtrënguese të ndërmarra nga qeveria, në luftën ndaj COVID-19. Pjesë e protestës ishte edhe ambientalisti Sazan Guri, për të cilin u raportua paraprakisht, se ishte shoqëruar nga policia. Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, nga ku ishte dhe i ftuar, Guri tha që nuk konfliktohet me policinë, madje është përpjekur të ruajë qetësinë mes palëve. Por në momentin që policia ka shoqëruar një djalë, që Guri e konsideron si të qetë, aty është detyruar t’i kërkojë llogari policisë se përse po e ndjek këtë hap. Edhe pse ambientalisti e pranon që të bësh protestë në këtë kohë është e jashtëligjshme, ai thotë që një veprim të tillë e kanë ndërmarrë edhe shumë vende në botë. Ambientalisti thotë që duhet të vijojnë masat lehtësuese. Sakaq, Guri pretendon se kjo pandemi, nuk është aq e rrezikshme sa thuhej, por një grip pak më agresiv se gripërat sezonalë.
“Protesta nisi në mënyrë shembullore, shumë e qetë. Rreth 200 veta të lajmëruar me zë të brendshëm u mblodhën. Unë me policinë shkoj mirë, dhe ia kërkova policisë dhe protestuesve, që të ruanin qetësinë. Më kapën për të më arrestuar, por unë ika. Mua nuk më erdhi mirë duke qenë protestë paqësore. Kemi një ligj që thotë që s’bëhen protesta në kohë pandemie, por edhe vendet e tjera e kanë bërë. Unë nuk ndërhyra, kur morën dy të parët sepse ata po bënin debat me policinë. Por kur morën Klajdin, aty ndërhyra sepse ai është djalë i qetë. Nuk është se u përplasa, por i thash pse duhet ta mernit këtë. U përgjigjën që do të vish edhe ti me ne. Unë i thashë vij se s’kam frikë. Është e jashtëligjshme, por është brenda të drejtës së njeriut të protestosh. Më shumë është mashtrim sesa një pandemi e vërtetë. Nuk ka një lidhje të vetme që COVID-19 merr jetë të personave të shëndetshëm, por ata që kanë disa sëmundje shoqëruese. Ky është një grip pak më agresiv se ato sezonalë. Historia botërore nuk ka dy murtaja, nuk ka dy gripe spanjollë. Të më thotë njeri që gripi spanjoll do të përsëritet dy herë, nuk ndodh kurrë. Gripi nuk vjen kurrë me forcën e të parit. Këta njerëz që janë prekur e kanë prodhuar vaksinën në trupin e tyre. Kur kalon 42 ditëshi, nuk kanë më kuptim këto kufizime. Tani është faza e hapjes. Ky vend nuk është si Lombardia që janë njerëz me ndotje, pa diell, me hije, me lagështirë. Vendi ynë me diell, liqen, det, lumë, nuk ka arsye të qëndrojë në izolim. Si mundet që në këto momente ne të heqim dorë nga e drejta e njeriut. Ai që dëshiron ta bëjë vaksinën, ta bëjë çipin, le ta bëjë. Por ai që nuk dëshiron, nuk dëshiron. Unë si bindem urdhrave të policisë. Ata që dolën, dolën me të drejtën e tyre”, u shpreh Sazan Guri./tch/
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...