Kryetarja e Komitetit të Imunizimit, Aleksandra Grozdanova iu referua ndikimit të vaksinës Astra Zeneca, përdorimit të saj këtu, por edhe globalisht, ndërsa edhe një herë konfirmoi raportin pozitiv nga Agjencia Evropiane e Mjekësisë.
“Rekomandimet e bëra dje nga grupi punues i vaksinimit u nxitën nga informacionet e djeshme që mbërritën nga Gjermania dhe Kanada, kështu që ne ndërmorëm hapa për të ndjekur udhëzime të tilla. Këtë pasdite, EMA kishte një takim, pikërisht për shkak të këtyre gjetjeve dhe përsëri u përcaktua se nuk ka asnjë tregues të mpiksjes së gjakut pas marrjes së Astra Zeneca.
Sidoqoftë, ata thanë se do të ndjekin mëtutje, kështu që ne do të njoftohemi në kohën e duhur përmes njoftimeve ditore që do të vijnë. Nuk ka nevojë fare për panik, sepse raportet e deritanishme thonë se pasojat nuk lidhen me këtë vaksinë. Qytetarët nuk duhet të bëjnë panik pse morën dozën e parë, por ka udhëzime që nëse ndiejnë dhimbje, dhimbje koke, dhimbje në bark, venat e zgjeruara, etj. të kontaktojnë mjekët e tyre amë”, tha Grozdanova për “Top Tema”.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...