Grida Duma: Virusi në Shqipëri, që në janar

01:10 | 9 Maj 2020
Trina Galanxhi

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se numri i të vdekurve nga koronavirusi në vendin tonë mund të jetë më i lartë.

Duke sjellë rastin e Italisë si viktima të koronavirusit regjistrohen edhe ata që kanë rëndë me sëmundje të tjera por që janë infektuar me Covid-19, ndërsa në Shqipëri nuk bëhet një përllogaritje e tillë.

“Ajo që kemi bërë në fillesë, e paralajmëruam Ramën që virusi kishte ardhur dhe u quajtëm në fillim panikndjellës, por një javë më parë u morën masat e izolimit ekstrem. Unë jam personi i fundit që mund të flas me pasaktësi, kur shifrat janë absolute, unë i mendoj relative. Shifra reale duhet të jetë më lartë për logjikë të gjërave, nuk fillon numërimi kur qeveria merr masa. Ne mund t’ju sqarojmë kaq gjë; duhet të jemi të kujdesshëm kur identifikojmë nga se kanë vdekur, ne jemi në situatën që disa të dhëna në spital, mjekë, tregojnë skaner të mushkërive që kanë pasur diagnoza të koronavirusit.

Metoda e Italisë i konsideron të vdekur nga korona edhe ata që kanë qenë rëndë me sëmundje të tjera por që janë prekur nga Covid-19. Ne nuk i llogarisim fare. Nuk besoj se është detyrë e opozitës të mbledhi të dhëna në të gjithë vendin si dhe sa. Nuk kemi diagnostikuar as kemi parë se çfarë ka ndodhur me ata që kanë vdekur në janar dhe gjithashtu, kemi problemin tjetër që është testimi masiv. Këto dy gjëra janë konkrete. Rasti që ai mjeku e tregoi me foto të skanerit të mushkërive të pacientit, një i vetëm mjafton të dyshohet se mund të jenë qindra të tjerë”, tha Duma.

Ajo tha se çdo njeri e ka përjetuar fillimisht përhapjen e virusit, ndërsa theksoi se personalisht nuk e kishte përjetuar keq.

“Në momentet e para padyshim, si çdo njeri me mendje, kam pasur frikë. Është e kotë që për të bërë show, të themi se s’kemi frikë. Problemi me gjërat që janë infektive, është problem më i madh se me gjërat që duken. E padukshmja është më problematike se me gjërat që duken. Nuk e kam përjetuar keq”, shtoi ajo ne emisionin “Zone e Lire”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme