Google ADS

Gjysma e të mbijetuarve me Covid-19 shfaqin disa simptoma edhe dy vjet pas infektimit

09:30 | 12 Maj 2022
Trina Galanxhi

Më shumë se gjysma e njerëzve të shtruar në spital me koronavirus kanë ende të paktën një simptomë që shfaqet edhe dy vjet pasi u infektuan për herë të parë me virusin Covid-19, thekson një studim i fundit i botuar në The Lancet Respiratory Medicine.

Studimi ka përcjellë 1,1972 pjesëmarrës në Kinë të cilët u infektuan me koronavirus gjatë fazës së parë të pandemisë, transmeton portal arbresh.info

Ndërsa shëndeti fizik dhe mendor në përgjithësi u përmirësua me kalimin e kohës, studimi sugjeron që pacientët që kanë kaluar koronavirusin ende priren të kenë shëndet dhe cilësi më të dobët të jetës sesa popullata e përgjithshme.

Kjo ndodh më shumë te pacientët me infeksion të zgjatur, të cilët zakonisht kanë ende të paktën një simptomë duke përfshirë lodhjen, gulçimin dhe vështirësitë e gjumit dy vjet pasi u sëmurën fillimisht, thanë studiuesit.

“Gjetjet tona tregojnë se për një pjesë të caktuar të të mbijetuarve me Covid-19 të shtruar në spital, ndërkohë që janë shëruar nga infeksioni fillestar, kanë nevojë që të marrin vetën për më shumë se dy vjet”, tha autori kryesor i studimit, Profesor Bin Cao, nga Spitali i Miqësisë Kinë-Japoni.

Studiuesit vunë në dukje se ekziston një nevojë e qartë për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për një pjesë të konsiderueshme të njerëzve që kanë pasur koronavirusin dhe për të kuptuar se si vaksinat, trajtimet në zhvillim dhe variantet tjera ndikojnë në rezultatet afatgjata shëndetësore.

Studiuesit vunë në dukje se pacientët që ishin infektuar me koronavirus para dy vitesh raportonin edhe simptoma tjera, duke përfshirë dhimbjet e nyjeve, marrëmendje dhe dhimbjen e kokës.

Në raport me shëndetin mendor, një pjesë e konsiderueshme e pacientëve që kaluan koronavirusin raportuan ankth dhe depresion./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme