Shefi i Klinikës së Anestezisë dhe Mjekimit Intenziv, Rexhep Gjuliqi, thotë se 10 anesteziologë janë të infektuar aktualisht me koronavirus.
“10 anesteziolog të infektuar, por nuk ka probleme të mëdha rreth organizimit të punës”, është shprehur Gjuliqi, transmeton arbresh.info.
Sipas tij, sezoni vjeshtorë ende nuk e ka arritur numrin e pacientëve të pranverës, por flukset e njerëzve në orët e mbrëmjes, para mbylljes, Gjuliqi vlerëson se mund të rrisin numrin e të infektuarve.
“Bazuar në të shtrirët në spital, kemi situatë të njejtë me pranverën. Numrat janë të mëdhenjë përshkak të testimeve të mëdha. Atë kohë kishim numër të vogël të testimeve, por tani ende nuk është arritur numri i të shtrirëve në pranverë. Në mbrëmje shihen grumbullime të njerëzve që dalin për nevoja të njëjta, që mund të ndikojë në përhapje e koronavirusit”, është shprehur ai për RTK.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1791 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 765 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (71, 71, 69 vjeç), Prishtinë 3 raste (82, 68, 60 vjeç), Ferizaj 1 rast (50 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç)./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...