Tri raste shkeljesh të masave të COVID janë evidentuar në Korçë.
Ndëshkohen me 1 milion lekë gjobë, pronarët e 3 lokaleve, të cilët u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Përgjatë Bulevardit “Republika” në Korçë, kanë konstatuar dy biznese në të cilët po zhvillohej aktivitet festiv në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Gjithashtu në fshatin Dardhë të Korçës, u konstatua 1 tjetër biznes, i cili kishte organizuar aktivitet festiv në shkelje të Aktit Normativ.
Qarku Korçë:
Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Evidentohen 3 raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë. Ndëshkohen me 1 milion lekë gjobë, pronarët e 3 lokaleve, të cilët u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme dhe konkretisht përgjatë Bulevardit “Republika” në Korçë, kanë konstatuar dy subjekte në të cilët po zhvillohej aktivitet festiv në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Gjithashtu në fshatin Dardhë, Korçë, u konstatua 1 tjetër subjekt, i cili kishte organizuar aktivitet festiv në shkelje të Aktit Normativ. Subjektet në fjalë, me pronarë shtetasit M. B., S. B., dhe A. T., janë ndëshkuar me masën administrative 1 milionë lekë secili, në bazë të Aktit Normativ nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 7. Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./TCH
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...