Google ADS

Gjobiten funksionarët e BDI-së për mosmbajtje të maskës

14:46 | 7 Janar 2021
Arbresh.info

Ministria e Punëve të brendshme shqiptoi gjobë për mosmbajtje të maskës për 15 funksionarë të BDI-së, të cilët më 4 janar u mblodhën në objektin e ri të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve pa mbajtur largësi dhe maska dhe duke festuar ditëlindjen e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Nga MPB për ‘Fokus’ vërtetuan se gjobat janë shqiptuar dhe se si për të gjithë qytetarët ashtu edhe për funksionarët vlen rregulla nëse paguhen brenda 8 ditësh, dënimi nga 20 do të jetë në 10 euro.

Ndryshe, Bujar Osmani më 4 janar publikoi një fotografi në ‘Facebook’ në të cilën ishin prezent funksionarët e BDI-së

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme