Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (20.12.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik. Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 285 gjoba, prej të cilave 33 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 20 për drejtim të automjetit nën ndikim të alkoolit, 18 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 8 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 3 gjoba për kalim në dritë të kuqe të semaforit.
Janë shqiptuar edhe 85 gjoba për parkim të parregullt, ndërsa 18 makina janë marr nga karrotreci. Për mosmbajtje të maskës janë shqiptuar 22 gjoba.
Nga MPB-ja njoftojnë se aksionet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...