Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se të gjithë personat e ri-testuar nga kjo komunë kanë dalë negativë me COVID-19.
Gjini ka thënë se aktualisht në Komunën e Gjakovës nuk ka asnjë të infektuar me coronavirus.
“Ky është lajm shumë i mirë për Gjakovën dhe të gjitha institucionet dhe individët e përfshirë në menaxhimin e pandemisë meritojnë lëvdata dhe falënderime”, ka shkruar Gjini në facebook.
Gjini poashtu ka thënë se nëse jemi të disiplinuar shumë shpejt mund ta shpallim fitoren kundër pandemisë
Postimi i tij i plotë:
Sipas informatës së fundit, të gjithë personat e ritestuar nga komuna e Gjakovës kanë dalur negativ ndaj Covid-19. Kjo do të thotë se aktualisht në komunën tonë nuk ka të infektuar.
Ky është lajm shumë i mirë për Gjakovën dhe të gjitha institucionet dhe individët e përfshirë në menaxhimin e pandemisë meritojnë lëvdata dhe falënderime.
Poashtu, të gjithë ish të infektuarit meritojnë falënderim dhe respekt për diciplinën dhe vetëdijen e lartë qytetare që e kanë treguar në mbrojtje të të afërmve dhe bashkqytetarëve tjerë nga infektimi i mundshëm.
Sidoqoftë, sonte nuk mund të shpallim fitore. Në Kosovë, në rajon dhe në botë virusi ende qarkullon dhe ende ekziston mundësia e infektimit dhe e ripërhapjes së koronavirusit.
Prandaj duhet të vetpërmbahemi dhe t’i respektojmë rregullat në vazhdimësi.
Nëse do të jemi të diciplinuar, shumë shpejt mund ta shpallim fitoren kundër pandemisë!
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...