Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka bërë të ditur se brenda pesë muajve kanë humbur jetën 27 qytetarë të Gjilanit, të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19.
Ky Komitet ka mbajtur mbledhjen e radhës vlerësuese të gjendjes në këtë komunë, pas 12 rasteve të reja pozitive, brenda 24 orëve të fundit.
Siç është bërë e ditur përmes një komunikatë për medie, brenda pesë muajve, bilanci i përballjes me pandeminë COVID-19 është si vijon: 651 të rezultuar pozitivë në total, 442 të shëruar, 182 raste aktive, dhe fatkeqësisht 27 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19.
Po ashtu, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, janë të hospitalizuar 47 pacientë, derisa në pritje të rezultateteve janë edhe 30 persona, të datave 12 dhe 13 gusht.
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë