Google ADS

Gjermani: Përgjysmohen infektimet, vetëm një viktimë

23:46 | 9 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani është shënuar vetëm një viktimë nga koronavirusi.

Kështu numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 ka arritur në 9,196, shkruan “Reuters”.

Gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 555 raste të reja dhe shifra e përgjithshme e të infekuarve shkoi në 215,891.

Kurse një ditë më parë u shënuan mbi 1,100 raste.

Qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja./albinfo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme