Gjendja e pacientëve me Covid-19 në QKUK

10:28 | 3 Mars 2022
V. S.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim mjekësor janë 25 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, si dhe16 të tjerë të negativizuar.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 26 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 6 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 20 pacientë

-Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë

-Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

-Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

-Spitali i Gjilanit, 7 pacientë

-Spitali i Pejës, 2 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme