Në 24 orët e fundit, Qendra për Shëndet Publik-Kumanovë ka regjistruar gjashtë persona të infektuar rishtazi nga Covid 19.
Drejtori i Qendrës, Arif Latifi informoi se dy persona janë nga Komuna e Kumanovës, ndërsa katër persona nga Komuna e Likovës.
“Kemi dy persona të infektuar të ri nga fshati Llojan i komunës së Likovës. Pacientët e tjerë të rinj nga të dy komunat vijnë nga grupe tashmë të njohura”, tha Latifi.
Dy personat e vdekur në Klinikën për Sëmundje Infektive janë nga Komuna e Likovës – një paciente 47-vjeçare e pranuar më 12 qershor dhe një paciente 59-vjeçar e pranuar në spital më 14 qershor.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në rrethinë e Kumanovës që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 709 persona./Telegrafi/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?