Që nga fillimi i pandemisë është thënë se Covid-19 transmetohet në ambiente të mbyllura, por një studim i fundit ka gjetur se gjashtë përqind e njerëzve janë infektuar në ambiente të hapura.
Në studimin e kryer me 25 mijë raste, i cili nuk është shqyrtuar ende, rreth gjashtë përqind e njerëzve kanë marrë infeksionin në natyrë, në ngjarje sportive ose koncerte, transmeton portal arbesh.info
Infeksioni ka ardhur pasi masat fizike nuk janë respektuar.
“Ne nuk kemi identifikuar pothuajse asnjë rast që do të shoqërohej me jetën e përditshme në të hapur”, tha autori i studimit Mike Vid, një profesor në Universitetin e Canterbury në Kent.
Epidemologu suedez: Nuk ka valë të dytë të koronavirusit
Megjithatë, ai shtoi se hapësirat jashtë janë shumë të sigurta sesa ato brenda.
Përveç britanikëve, në studim morën pjesë edhe shkencëtarë nga universitetet amerikane dhe gjermane.
“Rreziku është më i ulët sepse virusi hollohet në atmosferë, diçka e ngjashme ndodh si me tymin e cigares,” përfundoi eksperti.
Teorikisht është e mundur që një person të infektohet edhe në ambientet e jashtme.
“Nuk ka asnjë provë që koronavirusi mund të transmetohet përderisa ecim në një ambient të hapur. Megjithatë, kur kalojmë pranë njerëzve është e mundur që të marrim frymë nga frymarrja e tyre. Rreziku nuk është shumë i lartë, dhe maskat mund të jenë ndihmë e madhe”, thotë studimi.
Në korrik, në një studim nga Kina, nga 7,300 njerëz, vetëm një person u infektua në natyrë gjatë një bisede me një burrë që erdhi nga Wuhan, njoftoi Neë York Times./arbresh.info/
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj