Të dhënat e fundit të UNICEF tregojnë se rreth tre miliardë njerëz, ose 40 përqind e popullsisë së botës, nuk i kanë kushtet në shtëpi për të ruajtur higjienën themelore të larjes së duarve.
UNICEF ka paralajmëruar se mungesa e higjienës themelore siç është larja e duarve për miliona njerëz do të thotë një rrezik në rritje i infeksionit të koronavirusit dhe sëmundjeve të tjera, transmeton portal arbresh.info
Sipas një raporti të botuar me rastin e Ditës Botërore të Larjes së Duarve, në vendet më pak të zhvilluara, pothuajse tre të katërtat e popullsisë nuk mund të lajnë duart në shtëpi.
6 gabimet themelore që bëjme me higjenën personale
Rreth 43% e shkollave që ndiqen nga 818 milionë nxënës, nuk kanë aftësi për të larë duart me sapun dhe ujë, dhe në vendet më të varfëra, kjo përqindje shkon deri në 70, raportojnë lajmet e KB-së.
Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it për Ujin dhe Higjenën Kelly Ann Nylor vuri në dukje se pandemia e koronavirusit vuri në dukje rolin kryesor të higjienës së duarve, e cila është kusht themelor për parandalimin e përhapjes së infeksionit dhe e vlerësoi si të papranueshme që komunitetet më të prekshme nuk janë në gjendje të përdorin metodat më të thjeshta të mbrojtjes së jetës./arbresh.info/
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...