Themeluesi i Microsoftit deklaroi se vonesat në rezultatet e testit të koronavirusit i bëjnë ato një “humbje kohe” pasi duhet shumë kohë që njerëzit të marrin rezultatet që më pas të izolohen.
Presidenti amerikan, Donald Trump tregoi për rritjen e kapacitetit të testimit në SHBA, madje duke e quajtur vendin një “shembull botëror” për shkak të testeve që kryhen çdo ditë.
Sidoqoftë, koha për të marrë rezultatet e testeve është bërë aq e gjatë sa shumë zyrtarë shëndetësorë kanë deklaruar se nuk janë të dobishëm kur bëhet fjalë për ndalimin e epidemisë në të gjithë vendin.
“Me një marrëzi të tillë, nuk keni nevojë t’i jepni dikujt para për t’iu bërë një test, rezultatin e të cilit e merrni pas më shumë se 48 orë”, tha Gates për televizionin CNBC.
“Ky lloj testimi është humbje kohe, tha Gates.
Laboratorët në të gjithë Shtetet e Bashkuara kanë vonuar përpunimin dhe dhënien e rezultateve të testeve sepse rritja e rasteve të koronavirusit po tendos sistemet e tyre. Koha për të marrë rezultatet e testeve për COVID-19 mund të zgjasë disa ditë ose një javë për disa pacientë, sipas dy kompanive më të mëdha laboratorike të diagnostikimit.
“Tani për tani, nëse prisni më shumë se tre ditë, ndonjëherë shtatë ditë për të marrë një rezultat, askush nuk duhet të paguajë 1 dollarë për të. Kjo është çmenduri”, tha Gates.
SHBA deri më tani ka konfirmuar 4.4 milionë persona të infektuar dhe mbi 151 viktima./abcnews.al
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi