Bill dhe Melinda Gates botuan një letër vjetore në faqen e tyre të internetit në të cilën flasin për pasojat e mundshme të kësaj dhe pandemive të ardhshme.
“Kur botuam letrën tonë vitin e kaluar, bota sapo kishte filluar të kuptonte se sa e rrezikshme mund të jetë kjo pandemi e re. Megjithëse, ne prej kohësh jemi të shqetësuar për një skenar të mundshëm të një pandemie të tillë, veçanërisht pas epidemisë së Ebola në Afrikë, ne ende jemi të trondit se si kjo pandemia ia doli që të mbyllë ekonominë botërore”, thuhet në letër, transmeton portal arbresh.info
Sipas tyre, sikurse Lufta e Dytë Botërore ishte një ngjarje thelbësore për brezin e prindërve tanë, prandaj edhe pandemia e Covid-19 pritet të përcaktojë ardhmërinë tonë.
“Dhe ashtu si Lufta e Dytë Botërore çoi në një bashkëpunim më të madh midis vendeve për të mbrojtur paqen dhe për t’i dhënë përparësi të mirës së përbashkët, tani bota ka mundësinë t’i kthejë këto mësime të vështira që kemi mësuar gjatë pandemisë në një të ardhme më të shëndetshme, më të barabartë për të gjithë, “thuhet tutje në letër.
Ata janë optimist dhe besojnë se po i afrohemi fillimit të fundit të pandemisë.
Sipas Gates, bashkëpunimi për të tejkaluar Covid-19 është shumë i rëndësishëm, sepse në një krizë globale sikurse kjo, asnjë kompani nuk merr vendime duke u drejtuar nga motivi i fitimit.
Ata shtojnë se filantropia mund të lehtësojë këtë lloj bashkëpunimi mes qeverive, dhe njerëzve.
“Kompania jonë deri më tani ka investuar 1.75 miliardë dollarë në luftën kundër Covid-19. Pjesa më e madhe e këtij financimi është përqendruar në prodhimin dhe prokurimin e furnizimeve thelbësore mjekësore. Për shembull, ne kemi mbështetur shkencëtarë të cilët kanë krijuar ilaçe të reja kundër koronavirusit, përfshirë antitrupat monoklonale dhe ne kemi punuar me një shumëllojshmëri partnerësh për të siguruar që këto barna të formulohen në një mënyrë që është e lehtë për tu transportuar dhe përdorur në pjesët më të varfëra të botës, “shkroi Gates.
“Ne kemi mbështetur gjithashtu përpjekjet për të zhvilluar dhe shpërndarë vaksina të sigurta dhe efektive. Midis tyre janë vaksinat kundër pneumonisë, kolerës, meningjitit, rotavirusit, tifos dhe encefalitit japonez, të cilat kanë shpëtuar miliona jetë”, thuhej në letër.
Në letër thuhet se është mëse e nevojshme që vaksina të shpërndahet dhe të pranohet nga e tërë bota./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...